Stadiumi nacional i Kosovës në Prishtinë apo në Drenas? Flet zyrtari i lartë i MKRS-së

Futboll

Stadiumi nacional i Kosovës në Prishtinë apo në Drenas? Flet zyrtari i lartë i MKRS-së

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 21:52
Ibër Alaj

Stadiumi nacional për Kombëtaren e Kosovës ishte vendosur që të ndërtohej në Drenas derisa në pushtet ishte qeveria ‘Haradinaj’, por me largimin e këtij të fundit nga ekzekutivi dhe me fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, mund të ketë ndryshime në këtë aspekt.

Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, javë më parë në një emision televiziv, kishte thënë se stadiumi në fjalë do të ndërtohet në Bërnicë.

Derisa ky debat është zhvilluar me të madhe, tani këtë temë e ka hapur edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në MKRS, Ibër Alaj.

Në emisionin ‘Arena Sportive’, Alaj ka thënë se do të bazohen te aspekti profesional, dhe jo ai politik.

‘Do t’i ikim aspektit politik, dhe do të bazohemi tek ai profesional”, ka thënë fillimisht Alaj.

“Unë e kam propozuar disa vite më parë që stadiumi të ndërtohet në Bërnicë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat