Guardiola: De Bruyne nuk është njeri

Futboll

Guardiola: De Bruyne nuk është njeri

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 23:46
Kevin De Bruyne

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pretendon se superylli i mesfushës, Kevin De Bruyne, luan llojin e pasimeve që futbollistët e tjerë thjesht nuk mund ta bëjnë.

Mesfushori belg prodhoi një përformancë dominuese për të frymëzuar Cityn në një fitore të rehatshme 3-0 ndaj Arsenalit në Premierligë të dielën.

De Bruyne shënoi dy gola të shkëlqyeshëm nga njëra anë dhe asistoi për Raheem Sterling, duke lënë kampionët aktual 14 pikë pas liderëve Liverpool.

“Kevin bëri dy gola të pabesueshëm dhe një asistima” tha Guardiola në konferencën e tij të shtypit pas ndeshjes.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, kështu që ne nuk dekurajojmë cilësinë e tij. Ai sheh pasimet dhe veprimet që njerëzit normalë nuk mund t’i shohin, duke pasur një vizion të veçantë për t’i ndihmuar të tjerët”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat