Valencia "kockë e fortë" për Realin, Benzema shmang turpin

Futboll

Valencia "kockë e fortë" për Realin, Benzema shmang turpin

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 07:36
Benzema

Real Madridi nuk mundi të shkonte në krye të klasifikimit në La Liga pasi nuk arriti të dal me tre pikë nga stadiumi "Mestalla". 

Valencia ashtu siç edhe pritej i krijoi pafund probleme madrilenëve duke kaluar në avantazh në minutën e 78 me Soler, pas një kundërsulmi të shpejtë. Atëherë kur të gjithë menduan se ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane do të dilte pa pikë nga kjo transfertë mendoi Karim Benzema i cili në kohën shtesë vendosi ekuilibrat. 

Me këtë barazim Reali shkon me moralin e lartë në "El Clasico" kundër Barcelonës që do të luhet ditën e mërkurë në "Camp Nou".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat