Fiorentina shtang Interin, zikaltrit ruajnë kreun në Serie A - Bota Sot
Fiorentina shtang Interin, zikaltrit ruajnë kreun në Serie A

Futboll

Fiorentina shtang Interin, zikaltrit ruajnë kreun në Serie A

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 07:54
Ilustrim

Interi humbet dy pikë të vyera kundër Fiorentinës, pasi fitorja ishte shumë pranë.

Skuadra e Contes kaloi në epërsi që në minutën e 8-të me Borja Valero, një ish i kësaj sfide, që për respekt të tifozëve të Fiorentinës nuk festoi në “Artemio Franchi”. Në pjesën e dytë, Lautaro pati një tjetër mundësi të mirë në minutën e 63-të, por ishte i pafat, pasi topi i goditur prej tij me kokë përfundoi jashtë.

Atëherë kur zikaltrit po mendonin të festonin, erdhi goli i papritur i Vlahovic nga një pozicion i prirët, falë një saktësie kirurgjikale, që nxori jashtë loje edhe portierin Handanovic. Shpërthen festa në “Artemio Franchi”, ndërsa tek Interi bëhen me dhimbje pasi humbasin mundësin për të kryesuar ndaj Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat