Parashikimi, ja kush e fiton Ligën e Kampionëve

Futboll

Parashikimi, ja kush e fiton Ligën e Kampionëve

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Në kompeticionin Liga e Kampionëve pas fazës së grupeve – 16 skuadra do të vijojnë aventurën e tyre për të synuar trofeun me “veshë të mëdhenjë”.

Ndërkohë që të hënën do të hidhet shorti për çiftet e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, analistët e statistikave në “FiveThirtyEight” kanë parashikuar se kush mund ta fitojë këtë titull.

Manchester City i Pep Guardiolës, ka më së shumti gjasa ta fitojë këtë titull që nuk me ka fituar asnjëherë në histori, me 24 për qind shanse, ndërkohë, Bayern Munchen renditet në vendin e dytë me 19 për qind mundësi.

Manchester City 24%, Bayern Munich 19%, Liverpool 15%, PSG 9%, Barcelona 9%, Real Madrid 6%, Juventus 3%, Chelsea 3%, RB Leipzig 3%, Atletico Madrid 3%, Tottenham 2%, dhe ekipet e mbetura me nga 1 përqind shanse për të ngritur trofeun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat