Wanda e godet Lukakun: Ai do ta shikojë në TV Ligën e Kampionëve

Futboll

Wanda e godet Lukakun: Ai do ta shikojë në TV Ligën e Kampionëve

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 15:27
Wanda dhe Lukaku

Wanda Nara nuk është aspak e mahnitur me ndikimin e Romelu Lukakut në skuadrën e Interit, duke theksuar se, për dallim nga bashkëshorti i saj Mauro Icardi, sulmuesi belg nuk do të jetë në gjendje të luajë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Ardhja e Lukakut në Inter nga Manchester Unitedi verën e kaluar, i dha fund përfundimisht qëndrimit të Icardit në San Siro.

Icardi ishte kapiten i zikaltërve dhe për vite të tëra e udhëhoqi skuadrën në telashe, por diskutimet e nxehta me tij dhe klubit më 2019, bënë që argjentinasi ta humbasë shiritin e kapitenit dhe madje edhe vendin në ekip.

As ardhja e Antonio Contes nuk e zgjodhi problemin, pasi ish-trajneri i Chelseat vendosi t’i besojë Lukakut dhe Lautaro Martinezit në sulm, duke bërë që Icardi të huazohej në Paris Saint-Germain.

Por derisa kjo dyshe sulmuese është treguar vrastare në Serie A, duke i shënuar 20 gola së bashku, në Evropë kanë dështuar ta bëjnë të njëjtën.

Lukaku i shënoi vetëm dy gola në Ligën e Kampionëve dhe Interi u eliminua qysh në fazën grupore, dhe tani do të luajë në Ligën e Evropës.

PSG-ja, ndërkohë, e fitoi Grupin A me Icardin që i shënoi pesë gola dhe do të synojë të shkojë larg në këtë garë.

“Do të ishte mirë ta shohim Lukakun edhe në ndeshje të mëdha, po ashtu. Ai nuk ka shënuar në Ligën e Kampionëve, prandaj fazën e eliminimit direkt do ta shikojë në TV”, tha Wanda në Tiki Taka, pasi u sugjerua se belgu luan më shumë për ekipin sesa Icardi.

“9-shi i fundit i Interit i shënoi 150 gola. Mendoj se Conte është pasuria e vërtetë e Interit. Ai e bën dallimin. Lukaku është kritikuar pas Ligës së Kampionëve, e tani po lavdërohet sikur është fenomen. Unë jam tifoze e Interit por nuk mund ta duroj mungesën e respektit sepse po flasim për ish-numrin 9 dhe unë jam këtu,” përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat