Inter, një emër tjetër shfaqet për mesfushën

Futboll

Inter, një emër tjetër shfaqet për mesfushën

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 09:51
Antonio Conte

Një emër i ri është shfaqur për mesfushën e Interit.

‘Zikaltërit’ në këtë pjesë të sezonit janë përballur me shumë lëndime të mesfushorëve, dhe Antonio Conte jo pak herë është vënë në siklet në përpilimin e formacionit.

Mediet në Spanjë gjatë kësaj kohe kanë raportuar vazhdimisht për interesimin e Inter për Arturo Vidal, por duket se Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kiliani.

Sipas Sky Sport, Inter tashmë kanë kthyer sytë kah mesfushori i Borussia Dortmund, Julian Weigl.

24 vjeçari është pjesë e Dortmund që nga viti 2015, dhe deri më tani ka regjistruar 95 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat