Ofertë për Piatek nga Premierliga, 30 milionë euro

Futboll

Ofertë për Piatek nga Premierliga, 30 milionë euro

Më: 8 janar 2020 Në ora: 08:31
Krzysztof Piatek

Krzysztof Piatek ka zgjuar interesim nga Premierliga.

Përkundër faktit se luajti titullar ndaj Sampdorias, me ardhjen e Zlatan Ibrahimovicit, hapësira e Krzysztof Piatek në Milan do të jetë dukshëm e kufizuar.

Për këtë arsye, Rossonerët janë të gatshëm t’i vlerësojnë ofertat e mundshme për futbollistin polak.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se Piatek ka zgjuar interesim nga Aston Villa.

Klubi nga Premierliga është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për blerjen e tij. Tani, Milan do ta analizojë ofertën për të kthyer një përgjigje për klubin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat