Ibra i minimizon hapësirat

Futboll

Ibra i minimizon hapësirat

Më: 8 janar 2020 Në ora: 13:09
Ibra i minimizon hapësirat

E ardhmja e Krzysztof Piatek mund të jetë në Premier League, me skuadrën e Aston Villas që është gati të bëjë maksimumin për ta marrë sulmuesin.

Polaku, i cili nuk po kalon një moment të mirë me Milanin, ku në 18 aktivizime ka realizuar vetëm 4 herë, është nxjerrë në merkato nga drejtuesit e klubit kuqezi, të cilët preferojnë ta shesin lojtarin që gjatë muajit janar.

Me afrimin e Zlatan Ibrahimovicit hapësirat pwr Piatek janë minimizuar.

Klubi anglez për ta blerë përfundimisht kartonin e Piatek i ofron klubit nga Milanello shumën e 28 milionë paundëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat