Ylli i Liverpool synon e finalen e tretë

Futboll

Ylli i Liverpool synon e finalen e tretë

Më: 8 janar 2020 Në ora: 13:12
Ylli i Liverpool synon e finalen e tretë

Mbrojtësi anësor i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, e ka bërë të qartë se skuadra e Jurgen Kloppit synon të fitojë sa më shumë trofe që të jetë e mundur gjatë vitit 2020, përderisa ai vetë e ka qëllim të ketë sërish sukses në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli e mbylli vitin kalendarik 2019 me tre trofe të fituara, shkaku i triumfit për herë të gjashtë në histori në Ligën e Kampionëve, si dhe me sukseset në Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Djemtë e Jurgen Kloppit tani janë në rrugë të drejtë për ta shtuar edhe trofeun e Premierligës në listën e sukseseve të tyre, pasi e mbajnë kreun me 13 pikë epërsi në tabelën e Premierligës, pas 20 xhirove të para.

Liverpooli e ka një ndeshje më pak të zhvilluar sesa Leicester City, që radhitet në pozitën e dytë në Premierligë, dhe se kampioni në fuqi, Manchester City. Për më tepër, Liverpooli është kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe në rundin e katërt të FA Cup.

“Ne duhet ta mbajmë formën që e kemi dhe të tentojmë t’i përsërisim sukseset e vitit 2019 sepse, nëse e bëjmë këtë, atëherë mendoj se do të fitojmë edhe trofe të tjera”, ka thënë anglezi.

“Duke marrë parasysh pozitën në të cilën jemi në Premierligës, nëse i përsërisim paraqitjet që i bëmë në pjesën e parë të sezonit, atëherë kemi shumë gjasa të jemi në pozitë të mirë kur të vjen maji”.

“Shpresoj të arrijmë sërish edhe në finale të Ligës së Kampionëve, por shorti na ka rënë i vështirë. Atletico Madridi është skuadër kokëfortë, është e vështirë t’ua prishësh organizimin në mbrojtje dhe luan me pasion pasi që edhe trajneri i tyre ka shumë pasion për futbollin”.

Liverpooli do të kthehet në Premierligë të shtunën, kur do të udhëtojë në Londër për t’u përballur me Tottenhamin e Jose Mourinhos, ndërsa tetë ditë më vonë djemtë e Kloppit do ta presin Manchester Unitedin në Anfield.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat