Real Madrid në telashe, Zidane zbulon emrat e dy futbollistëve të tjerë të lënduar

Futboll

Real Madrid në telashe, Zidane zbulon emrat e dy futbollistëve të tjerë të lënduar

Më: 8 janar 2020 Në ora: 14:37
Zinedine Zidane

Real Madrid ka probleme me futbollistë të lënduar.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk do të jetë e kompletuar në Superkupën e Spanjës.

“Los Blancos” takohen në gjysmëfinale me Valencian në formatin e ri të Superkupës së Spanjës që do të zhvillohet gjatë javës në Arabinë Saudite.

“Bale dhe Benzema janë të lënduar, por ne jemi Real Madrid”, tha Zidane në konferencë për media.

Real Madrid është ballafaquar me numër të madh të futbollistëve të lënduar gjatë këtij sezoni, përfshirë përforcimin e ri, Eden Hazard. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat