Rekordi

Futboll

Rekordi

Më: 8 janar 2020 Në ora: 15:52
Courtois

Chibaut Courtois është nisur për në Superkupën e Spanjës me qëllimin për ta fituar trofeun e tij të dytë si lojtar i Real Madridit, pasi e kishte fituar Kupën e Botës për Klube pasi iu bashkua madrilenëve në verën e viti 2018.

Portieri belg ka qenë në formë të jashtëzakonshme gjatë kohës së fundit, gjë që i ka shuar kritikat dhe fjalët se Real Madridit po i mungon Keylor Navasi në portë, shkruan Marca.

Zinedine Zidane e bëri të qartë mendimin e tij, pas fitores kundër Getafes fundjavën e kaluar, se Courtois është portieri më i mirë në botë, gjë që e mendonte edhe gjatë sezonit të kaluar, kur belgu s’ishte në formën e tij më të mirë.

Vendimi i Zidanet për t’ia lënë pozitën e portierit të parë Courtois e jo Navasit ishte vlerësuar kontrovers në sezonin 2018/19, mirë tani besimi i është shpërblyer me paraqitjet e mrekullueshme të ish-portierit të Chelseat në dy muajt e fundit.

Përshtatja në Santiago Bernabeu nuk ka qenë e lehtë për Courtois, mirë tani ai ndihet se ka mjaftueshëm vetëbesim dhe dëshiron të arrijë suksese të mëdha me ‘Los Blancos’.

Për më tepër, vetëbesimi i 27-vjeçarit ka ndikuar që edhe lojtarët e tjerë të Real Madridit të ndihen më të qetë në fushën e lojës, veçanërisht kur ekipet kundërshtarë sulmojnë dhe arrijnë ta mposhtin vijën e mbrojtjes të Realit.

Pasi arriti ta mbajë portën e paprekur në fitoren me rezultat 3:0 kundër Getafes, Courtois tani s’i ka lejuar kundërshtarët të shënojnë gol në nëntë nga 12 ndeshjet e fundit të Real Madridit, të zhvilluara në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Të vetmet skuadra që kanë arritur ta mposhtin Courtois në 12 ndeshjet e fundit janë Real Sociedadi, Valencia dhe Paris Saint-Germaini. Kjo ecuri zgjatet deri në disfatën e fundit të Real Madridit, të cilën e pësoi më 19 tetor kundër Real Mallorca.

Në repartin e mbrojtjes, Real Madridi ka qenë një ekip plotësisht i ndryshëm këtë sezon dhe kjo ilustrohet me faktin se ata i kanë pranuar vetëm 12 gola në 19 ndeshjet e para të zhvilluara në La Liga – rekordi më i mirë për Los Blancos që nga sezoni 1986/87.

Tani, Courtois është në garë me Jan Oblakun për çmimin për portierin më të mirë në Spanjë. Belgu ka luajtur në 16 ndeshje dhe i ka pranuar vetëm nëntë gola, ndërsa portieri i Atletico Madridit ka luajtur në 19 ndeshje dhe i ka pranuar 12 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat