Firmos Raul de Tomas

Futboll

Firmos Raul de Tomas

Më: 8 janar 2020 Në ora: 15:53
Firmos Raul de Tomas

Espanyoli bën një goditje të rëndësishme në sulm për t’i shpëtuar rënies nga kategoria në La Liga.

Skuadra katalanase që pozicionohet në vendin e fundit të Primera Division ka arritur akordin me Benfican për të bërë të mundur rikthimin në Spanjë të Raul de Tomas, lojtar i dalë nga akademia e Realit të Madridit por që spikati me fanellat e Real Valladolid dhe Rayo Vallecanos ndërkohë që nuk arriti të linte shenjë në 6 muajt e fundit te Benfica në Portugali.

Kartoni i Raul de Tomas i ka kushtuar arkave të Espanyolit plot 20 milionë euro plus 2.5 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Lojtari 25-vjeçar ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe nëse këto shifra konfirmohen do të shndërrohej në blerjen më të shtrenjtë të gjithë historisë së klubit të Espanyolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat