Shqipëria U-17, mësohen kundërshtarët dhe kalendari i Mercedez Benz Cup në Turqi

Futboll

Shqipëria U-17, mësohen kundërshtarët dhe kalendari i Mercedez Benz Cup në Turqi

Më: 8 janar 2020 Në ora: 16:00
Shqipëria U-17

Shqipëria e 17 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, do të marrë pjesë në turneun Mercedes Benz Aegean Cup 2020, një turne për të rinjtë që organizohet nga Federata e Futbollit të Turqisë çdo vit me qëllim promovimin e të rinjve.

Turneu do të zhvillohet në Altinordu, nga datat 15 deri në 21 Janar, dhe në këtë kompeticion marrin pjesë 8 skuadra kombëtare, të ndara në dy grupe. Grupi A përbëhet nga Turqia, Republika e Irlandës, Kosova dhe Tanzania. Shqipëria bën pjesën në grupin B sëbashku me Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Korenë e Jugut. Ndeshjet e fazës së grupeve zhvillohen në 15, 17 dhe 19 Janar. Në datë 21 janar do të zhvillohen ndeshjet për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e tretë dhe finalja e madhe për të shpallur fituesin e turneut.

Kalendari i ndeshjeve:

15 Janar 2020 / Shqipëri – Maqedoni e Veriut ora 14:30

17 Janar 2020 / Ukrainë – Shqipëri ora 14:30

19 Janar 2020 / Korea e Jugut – Shqipëri ora 14:30

21 Janar 2020 / Finalet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat