Milani vendos për mbrojtësin që e bleu për 35 milionë euro e luajti vetëm dy ndeshje

Futboll

Milani vendos për mbrojtësin që e bleu për 35 milionë euro e luajti vetëm dy ndeshje

Më: 8 janar 2020 Në ora: 18:03
Mattia Caldara

Zbarkoi në San Siro me shumë bujë, por nuk u paraqit më shumë se dy herë.

Fjala është për mbrojtësin italian, Mattia Caldara, i cili me shumë gjasë do të largohet nga “kuq e zinjtë”.

Kjo pasi ai u paraqit vetëm në dy ndeshje për 18 muaj me Rossonerët, duke bërë që 18 muaj t’i shkojnë huq dhe vlera e tij të bie për 10 milionë më pak.

25 vjeçari aktualisht përfiton 3 milionë euro në sezon, por drejtuesit e Milanit kanë marrë vendim që atë ta largojnë në formë huazimi për 18 muajt e ardhshëm, e pastaj ta shesin për 15 milionë euro.

Qendër-mbrojtësi e filloi karrierën me të rinjtë e Atalantës, pasi të luajë për skuadrën e parë nga Bergamo, derisa nga aty kaloi te Trapani, më pas në Cesena. Ai ishte edhe pjesë e Juventusit, prej nga kaloi në qytetin e modës si pjesë e marrëveshjes me Juventusin, ku kampioni i 18’fishtë largoi Bonuccin, teksa afroi Caldaran.

Me plot gojë mund të themi se transferimi i tij mund të konsiderohet njëri nga dështimet më të mëdha të drejtuesve të gjigantit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat