Skënderbeu në vështirësi

Futboll

Skënderbeu në vështirësi

Më: 8 janar 2020 Në ora: 19:33
Skënderbeu në vështirësi

Skënderbeu i Ilir Dajës ka ende shumë punë për të bërë nëse kërkon t’u kthehet rezultateve pozitive dhe t’i largohet vendit të 8-të të renditjes në Kategorinë Superiore.

Pushimet me rastin e festave të fundvitit kanë rënduar këmbët e lojtarëve të Skënderbeut pasi korçarët e nisën 2020-ën me një humbje ndaj Egnatias së Kategorisë së Parë.

Në miqësoren e zhvilluar në kompleksin Tropikal në Durrës ku stërvitet Skënderbeu, rrogozhinasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 si për të vënë në dukje momentin jo që po kalon skuadra e Ilir Dajës.

Golin e vetëm për Egnatian e shënoi Samet Gjoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat