I zhgënjyer nga Jovic, zbulohet oferta e “çmendur” e Real për Lautaro Martinez

Futboll

I zhgënjyer nga Jovic, zbulohet oferta e “çmendur” e Real për Lautaro Martinez

Më: 8 janar 2020 Në ora: 22:32
Lautaro Martinez

Supozohej të ishte goditja e verës, por në fakt transferimi i Luka Jovic te Real Madrid po rezulton gjithmonë e më shumë zhgënjim dhe me një të ardhme tashmë të komplikuar te Los Blancos.

Sulmuesi serb nuk ka mundur të bindë trajnerin Zinedine Zidane, me një rendiment të dobët të vulosur nga vetëm 1 gol në 15 ndeshje.

Kaq mjafton që Real Madrid të përgatisë revolucionin e radhës. Ëndërra e re e Los Blancos quhet mban emrin e Lautaro Martinez.

Bomberi argjentinas ka shpërthyer këtë sezon tek Inter nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte. Sipas raportimit të medias spanjolle “Sport”, Real Madrid tashmë është gati të ofrojë jo pak por plot 94 milionë sterlina vetëm për të marrë në skuadër “Demin” zikaltër.

Të njëjtat raportime bëjnë me dije se Los Blancos janë të gatshëm madje të rrisin edhe më shumë ofertën e tyre për të nënshkruar kontratën me Lautaro Martinez që në merkaton e janarit. Inter ngre murin, por kush e di vallë nëse do të mjaftojë për të ndalur sulmin e madrilenëve?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat