Allegri bëhet trajner i ri i top skuadrës nga Premierliga?

Futboll

Allegri bëhet trajner i ri i top skuadrës nga Premierliga?

Më: 9 janar 2020 Në ora: 11:08
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri pritet të gjejë një angazhim të ri, duke filluar karrierë të re në Premierligë.

Massimiliano Allegri është favorit për menaxher të ri në Manchester United.

Tabloidi britanik “Daily Mail” raporton se ish trajneri i Juventusit mund ta zëvendësojë në rast të shkarkimit Ole Gunnar Solskjaerin te “Red Devils”.

Solskjaer është duke u ballafaquar me presion të madh pas rezultateve të dobëta deri më tani gjatë këtij sezoni me skuadrën nga Old Trafford.

Kurse, Allegri është trajner i lirë pas shkarkimit nga Juventus në verën e vitit të kaluar.

Ai së fundmi ka konfirmuar se ka filluar të mësojë gjuhën angleze duke shtuar spekulimet rreth një angazhimi të ardhshëm në Premierligë.Massimiliano Allegri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat