Vdes trajneri shqiptar

Futboll

Vdes trajneri shqiptar

Më: 9 janar 2020 Në ora: 11:20
Irfan Neziri

Te merkuren në moshën 61 vjeçare ka nderuar jetë Irfan Neziri nga fshati Sllatinë i cili një kohë ka qenë futbollist i Vëllazërimit të Sllatinës që gatoi në ligën komunale.

Pas suksesit si futbollist Irfan Neziri mori drejtimin e këtij ekipi duke e udhëhequr drejt sukseseve në kohen kur pak skuadra shqiptare kishin luksin të jenë në ligën e dytë të Maqedonisë.

Por ai jo vetëm që ndihmonte skuadrën e tij, por ndihmonte futbollin shqiptar duke bërë të mundur edhe krijimin e ligave komunale. Vazhdonte ta adhuronte futbollin me gjithë zemër dhe shpirt. Më vonë bashkë me dashamirës të futbollit themeluan ekipin Elita në futboll të vogël. Pa asnjë hezitim Fana i njohur tek ne me këtë epitet pranoi të drejtoje skuadrën Elita. Nuk vonoi shumë kohë Elita në vitin 2006 fitoi Kupën e Maqedonisë, ndërsa dy vite më pas fitoi edhe titullin kampion i vendit, duke thyer te gjitha dilemat se skuadra shqiptare nuk mund të bëhet kampion. Vazhdoi garat në kupën e kampioneve duke shënuar një sukses mjaft të madh. Si duket ky sukses ia plotesoi një nga dëshirat e shumta që kishte për futbollin. Pas një kohe ai sëmuret, por nuk hoqi dori nga futbolli e përkrahte ekipin me çdo ndeshje.

Pothuajse i kishte shijuar të gjitha stadiumet e Evropës. Futbolli për Irfan Nezirin ishte gjithçka ishte njëjtë si familja e tij. Shumë futbollist ate e konsideronin si shok, si vëlla si një lojtar që miqësohet me të gjithë. Ai tashme nuk jeton me mesin tonë, por hija e tij bashkë me topin do të na ndjek gjithmonë. Ai për ne mbetet një legjendë futbolli një legjendë qe vjen nga një vend i vogel, por qe bëri edhe bota e futbollit të degjoje për të dhe ekipin e tij Elita.

Prehu ne paqe Irfan Neziri krenar që patëm një njeri të sinqertë, të dashur, miqësor një njeri që futbollin e shikonte si lojë që bashkon njërzit dhe i udhezon të rinjtë në rugën e drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat