Milan nuk e kundërshton largimin e ish portierit të Liverpoolit

Futboll

Milan nuk e kundërshton largimin e ish portierit të Liverpoolit

Më: 9 janar 2020 Në ora: 13:28
Milan nuk e kundërshton largimin e ish portierit të Liverpoolit

Pepe Reina është pranë transferimit në Premierligë.

Pepe Reina ka vendosur të largohet nga Milan.

Portieri spanjoll tashmë ka arritur marrëveshje me Aston Villan në kontratë për gjashtë muaj me vazhdim automatik në rast të sigurimit të mbijetesës në Premierligë, raporton ‘’Calciomercato’’, transmeton lajmi.net.

Milan nuk e kundërshton largimin e ish portierit të Liverpoolit, i cili ka kontratë në San Siro deri më 2021.

Tani, Reina mund të përshëndetet nga Milan për t’u rikthyer në Premierligë pas përvojës në Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat