Një tjetër gjyqtare shqiptare në FIFA

Futboll

Një tjetër gjyqtare shqiptare në FIFA

Më: 9 janar 2020 Në ora: 17:23
Një tjetër gjyqtare shqiptare në FIFA

FIFA ka bërë publike së fundmi edhe listat e gjyqtarëve dhe gjyqtareve të çdo shteti që do të mbajnë stemën e FIFA-s për vitin 2020.

Ajo që bie në sy te Shqipëria, ndryshe nga viti i shkuar është se në futbollin e femrave, përveç kryesores Emanuela Rusta dhe asistentes Erinda Kume, një tjetër asistente ka arritur të sigurojë stemën.

Bëhet fjalë për Koleta Prengën, e cila do të mbajë për erë të parë stemën e FIFA-s, duke kompletuar kështu një treshe gjyqtaresh femra nga Shqipëria, së bashku me Rustën dhe Kumen.

Për sa i përket gjyqtarëve meshkuj, nuk ka ndryshime nga viti i shkuar. Enea Jorgji, Juxhin Xhaja dhe Eldorjan Hamitaj janë konfirmuar si kryesorë, ndërkohë që Avdo, Bregasi, Çokaj, Myftari, Rexha e Tartaraj, janë asistentët me stëmën e FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat