Simeone paralajmëron yllin: Talenti nuk mjafton

Futboll

Simeone paralajmëron yllin: Talenti nuk mjafton

Më: 9 janar 2020 Në ora: 18:31
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, i ka dhënë një këshillë yllit të skuadrës së tij, Joao Felix, në prag të gjysmëfinales së Kupës së Spanjës kundër Barcelona-s.

"Çdo lojtar ka një personalitet të ndryshëm", ka thënë trajneri argjentinas në konferencë për shtyp. "Secili ka nevojë për kohë për t'u përshtatur. Çdo lojtari i flitet në mënyrë të ndryshme".

"Ne përpiqemi t'u transmetojmë lojtarëve të rinj entuziazmin dhe emocionin e të qenit pjesë e Atletico Madrid. Klubi ynë e jeton futbollin në mënyrë shumë kompetitive. Kështu që përvec talentit duhet edhe përkushtimi". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat