Orët e fundit një tjetër opsion për Hysajn

Futboll

Orët e fundit një tjetër opsion për Hysajn

Më: 9 janar 2020 Në ora: 18:32
Orët e fundit një tjetër opsion për Hysajn

Elseid Hysaj është duke shqyrtuar mundësitë e largimit nga Napoli. Ylli i Kombëtares shqiptare e ka humbur prej kohësh vendin e titullarit dhe duket se as emërimi i Gennaro Gatussos në postin e trajnerit nuk do e shpëtojë të ardhmen e tij te Napoli. “Tuttosport” raporton se Roma dhe Juventusi janë në garë për shërbimet e tij.

Orët e fundit një tjetër opsion është në tavolinën e agjentit të Hysaj, Mario Giuffreddi. Tottenham ka hyrë në garë për mbrojtësin kuqezi. Jose Mourinho ka hasur vështirësi për të gjetur një lojtar të denjë për idetë e tij në krahun e djathtë të repartit difensiv.

Hysaj është profili i lojtarit, që mund të përshtatet mjaft mirë me lojën e strategut portugez.

E sigurt është se e ardhmja e shkodranit nuk do të jetë në “Sao Paolo”. Presidenti De Laurentis është në pritje të ofertës ideale për t’u privuar nga shërbimet e 25-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat