VAR ‘eliminon’ Barcelonën, Atletico n’finale

Futboll

VAR ‘eliminon’ Barcelonën, Atletico n’finale

Më: 9 janar 2020 Në ora: 22:03

Atletico e ka eliminuar Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, për t’u kualifikuar në finale. Atletico, Superkupën do ta diskutojë me Real Madridin e Zinedine Zidanit.

Atletico Madridi është finalisti i radhës në Superkupën e Spanjës.

Skuadra e Diego Simeones e ka mposhtur 3-2 Barcelonën në finale, në ndeshjen që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite në King Abdullah Sports City.

Gola, kartonë, ndërhyrje e shpeshtë e VAR, polemika – kishte pothuajse gjithçka sonte.

Madje, VAR-i ia anuloi dy gola Barçës, një të shënuar nga Lionel Messi për prekje me dorë dhe një tjetër të shënuar nga Gerrard Pique për pozitë shumë të dyshimtë jashtë loje, për të cilën do të diskutohet gjatë.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.

Të parët në epërsi kaluan Atletico, me golin e Kokes në minutën e 46’, derisa barazoi Lionel Messi në minutën e 51’.

Pak minuta më vonë, në atë të 62’, Barça mori kontrollin e ndeshjes duke shënuar për 2-1, Antoine Griezmann e dërgoi topin në rrjetë.

Disa minuta më vonë, shënoi sërish Leo Messi, por VAR ndërhyri dhe e anuloi golin për pozitë jashtë loje.

Para se Morata të shënojë nga penalltia në minutën e 81-të për 2-2, Barça realizoi tjetër gol, por sërish VAR ndërhyri dhe anuloi atë.

Kështu, pas anulimit të disa golave, Atletico ndëshkoi ekipin e Valverdes me anë të Angel Correas në minutën e 86-të, që shënoi golin e fitores.

Atletico në finale të Superkupës do të ketë punë me Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat