Broja: Ndjenjë e veçantë të jem pjesë e Kosovës

Futboll

Broja: Ndjenjë e veçantë të jem pjesë e Kosovës

Më: 9 janar 2020 Në ora: 23:07
Rron Broja

Rron Broja e ka cilësuar ndjenjë të veçantë ftesën e Kombëtares së Kosovës.

Mesfushori i Partizanit të Tiranës është ftuar për herë të parë te Kombëtarja e parë e Kosovës.

Ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes, për miqësoren kundër Suedisë.

“Është ndjenë e veçantë të jesh pjesë e Kombëtares. Ashtu sikurse shumica e futbollistëve tjerë në këtë grumbullim edhe unë ndjehem shumë i lumtur që jam ftuar për këtë miqësore”, ka deklaruar Broja për faqen zyrtare të FFK.

“Loja e sotme, por edhe stërvitjet që do t’i kemi në ditët në vazhdim do të na ndihmojnë që të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e së dielës”.

“Shpresoj që kundër Suedisë do të tregojmë lojë të mirë dhe nuk do të zhgënjejmë as me rezultat. Gjithsesi, duhet vlerësuar organizimin e kësaj miqësoreje, e cila na ka dhënë mundësi neve si futbollist që t’i tregojmë vlerat tona në një ndeshje të nivelit të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat