Më në fund mësohet koha e rikthimit të Arbër Zenelit

Futboll

Më në fund mësohet koha e rikthimit të Arbër Zenelit

Më: 9 janar 2020 Në ora: 23:45
Zeneli

Anësori i talentuar nuk është paraqitur nga muaji qershor, ku pësoi lëndim të rëndë në barazimin 1:1 të Kombëtares së Kosovës në udhëtim te Mali i Zi në kualifikimet për Euro 2020.

Lëndimi i Zeneli erdhi në momentin kur lojtari po kalon formë të mirë te Kosova, dhe kishte filluar të përshtatej në Francë te Reims.

Zeneli tashmë ka fillur të stërvitet më intensivisht, dhe mesi i shkurtit do të jetë momenti i paraqitjes së tij për Reims.

‘France Blue’ raporton se Zeneli do të jetë i gatshëm nga mesi i muajit shkurt.

24 vjeçari nga Mitrovica, në janarin e vitit të kaluar ishte transferuar nga Heerenven te Reims.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat