Simeone: “E nisëm mirë ndeshjen, por ata ishin superior – n’finale luajmë kundër një super ekipi”

Futboll

Simeone: “E nisëm mirë ndeshjen, por ata ishin superior – n’finale luajmë kundër një super ekipi”

Më: 10 janar 2020 Në ora: 00:22
Simeone

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, është shfaqur në konferencë pas fitores 3-2 ndaj Barcelonës.

Atletico e mundi 3-2 Barcelonën në gjysmëfinale për t’u kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës, ku do të përballet me Real Madridin.

“Në 10 minutat e parë bëmë ndeshje shumë të mirë, e nisëm shumë mirë, por më pas ata ishin superior dhe luanin në zonën tonë”, u shpreh Simeone.

“Ekipi e përcillte Messin sa herë që kapte topin, mund të ishim mbrojtur më mirë, por na bën shumë presion për një pjesë të madhe të ndeshjes. Biseduam pas pjesës së parë dhe në pjesën e dytë, ata sërish na dominuan, por ndryshimi i pozicionit të Correas solli rezultat. Nga ai moment, pash tjetër ekip, që luftonte”.

“Do të luajmë në finale me një ekip që bëri paraqitje fantastike, me mungesa si Bale dhe Benzema. Bënë një lojë shumë të bukur. Nuk jam befasuar, mund të luash me 5 mesfushorë dhe të mos luash defensivë. Kanë ardhur këtu për të tentuar për të arritur finale dhe ia kanë dalë”.

“Një ditë më pak pushim se Reali? Ky nuk është arsyetim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat