Situata me Valverden

Futboll

Situata me Valverden

Më: 10 janar 2020 Në ora: 12:26
Situata me Valverden

Humbja e Barcelonës në kuadër të Superkupës së Spanjës duket se nuk është pritur aspak mirë nga bordi drejtues i kësaj skuadre.

Tash e sa kohë, kritikat për trajnerin Ernesto Valverde janë të shumta, me tifozët që duan largimin e tij, por bordin që qëndronte neutral.

Pas humbjes së mbrëmshme ndaj Atletico Madrid, duket se gjërat kanë ndryshuar paksa për trajnerin.

‘Rac1’ raporton se pozita e Valverde është në rrezik, dhe se bordi drejtues i Barcelonës do të mblidhet të hënën”

Mbrëmë, trajneri i Barcës është shprehur i qetë kur është pyetur për shkarkimin e mundshëm, por duket se ai nuk do të jetë aq i qetë të hënën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat