Mediumi spanjoll: Barcelona ia ofron Xavit postin e trajnerit

Futboll

Mediumi spanjoll: Barcelona ia ofron Xavit postin e trajnerit

Më: 10 janar 2020 Në ora: 13:46
Xavi Hernandez

Mediumi spanjoll, RAC1, raporton se zyrtarët e Barcelonës, Eric Abidal dhe Oscar Grau, janë takuar me Xavi Hernandezin në Doha të Katarit, për t’ia ofruar ish-mesfushorit postin e trajnerit të Barcelonës

Barcelona i pranoi dy gola brenda nëntë minutave të fundit të ndeshjes dhe pësoi humbje 3:2 kundër Atletico, në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, që u mbajt të enjten.

Përderisa ende mbetet lidere e La Ligës, Barcelona e ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit. Kjo periudhë i përfshin tre barazime dhe një humbje, të cilat kanë bërë që presioni mbi Valverden të shtohet sërish.

Megjithatë, drejtori i klubit për marrëdhënie sportive dhe institucionale, Amor, i mohoi spekulimet për një shkarkim të mundshëm të Valverdes.

“Tani na kanë mbetur edhe shumë ndeshje të tjera të rëndësishme. Ndërsa, sa i përket kësaj që po e thoni për Valverden, nuk ka asgjë të vërtetë”, tha Amor, pas ndeshjes.

Por, e ardhmja e Valverdes në postin e trajnerit të Barcelonës nuk duket po aq e sigurt sa është sugjeruar nga Amor, të paktën sipas mediumit spanjoll RAC1.

“Eric Abidal dhe Oscar Grau u takuan me Xavi Hernandezin në Doga për ta shqyrtuar mundësinë e emërimit të tij si trajner të ri të Barcelonës”, shkruan RAC1.

Pasi e kishte mbyllur karrierën e tij si futbollist – gjatë së cilës e fitoi statusin e legjendës në Barcelonë – Xavi e filloi karrierën e tij si trajner. Deri më tani ai e ka udhëhequr skuadrës e Al Saddit në 14 ndeshje, prej të cilave i mori tetë fitore, një humbje dhe pesë barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat