Muça promovohet te Ohri

Futboll

Muça promovohet te Ohri

Më: 10 janar 2020 Në ora: 13:54
Muça promovohet te Ohri

Sulmuesi Ujkan Muça është prezantuar te skuadra e Ohrid, që garon në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut-grupi i Perëndimit. 19-vjecari ka lënë Korabin dhe është bërë pjesë e Ohrid.

“Ujkan Muça edhe pse është lojtar i ri ka ndeshje ndeshje të shumta në Ligën e dytë dhe jam i sigurt se do të na ndihmojë shumë në sezonine e dytë. Ai është lojtar cilësorë”, deklaroi Aleksandar Martinovski, drejtor sportiv i Ohridit.

Muça karrierën e ka nisur në Korab, si kadet është transferuar degën e Akademija Pandev në Ohër. Ai ishte pjesë edhe e ekipit të të rinjve të Shkëndijës dhe kampit stërvitor të Zurichut.

Në sezonin vjeshtor, shënoi dy gola për Korabin. Përvev tij, Ohrid është përforcuar me porterin e Vëllazërimit të këtrcovës, Raif Mirselovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat