Atletico Madrid merr një lajm të keq para finales me Realin

Futboll

Atletico Madrid merr një lajm të keq para finales me Realin

Më: 10 janar 2020 Në ora: 14:02
Atletiko Madrid

Koke humbet finalen e Superkupës së Spanjës. Autori i golit të parë në fitoren 3-2 të Atleticos së Madridit ndaj Barcelonës që i hapi rrugën kualifikimit në finale skuadrës së Simeones do të mungojë në derbin ndaj Realit.

I zëvendësuar për një dëmtim në minutën e 72-të, kapiteni i Atleticos i është nënshtruar kontrolleve mjekësore të cilat kanë evidentuar një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës së djathtë.

Ky lëndim do ta mbajë jashtë fushave Koken për rreth 3-javë.

Mesfushori spanjoll kishte vetëm pak kohë që është rikuperuar nga dëmtimi dhe tashmë do t’i duhet të qëndrojë sërish jashtë fushave të futbollit duke humbur edhe finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Realit të Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat