Barella zbulon dashurinë e dytë: E adhuroj. Ja çfarë kam bërë për të

Futboll

Barella zbulon dashurinë e dytë: E adhuroj. Ja çfarë kam bërë për të

Më: 10 janar 2020 Në ora: 16:47
Nicolo Barella

Në jetën e Nicolo Barella-s nuk ka vetëm futboll. Mesfushori i Inter-it është rrëfyer për DAZN, duke zbuluar pasionet e tij. Njëri prej këtyre është basketbolli.

"Është dashuria ime e dytë pas futbollit. Në familjen time luajnë më shumë basketboll sesa futboll. Idhulli im është LeBron James.  Duket e çuditshme për një futbollist, por e kam idhull edhe për njeriun që është", ka thënë Barella.

"Jam tifoz me të gjitha skuadrat ku luan ai. Edhe qenit tim i kam vënë emrin LeBron. Kam studiuar historinë e tij, vështirësitë që ka patur. Përveçse se është basketbollisti më i fortë i të gjitha kohërave bashkë me Michael Jordan, e vlerësoj shumë si njeri dhe si profesionist. Jam frymëzuar duke e parë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat