Sermaxhaj: Një test i mirë për Kosovën dhe Suedinë!

Futboll

Sermaxhaj: Një test i mirë për Kosovën dhe Suedinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2020 Në ora: 17:03
Sermaxhaj: Një test i mirë për Kosovën dhe Suedinë!

Kombëtarja e Kosovës përgatitet në Doha të Katarit, që të jetë sa më e gatshme për ballafaqimin miqësorë me Suedinë e cila do të zhvillohet të dielën (me 12 janar) në orën 15.45. Futbollistët e Kosovës janë në formë të mirë dhe me optimizëm e presin përballjen me suedezët.

Si Kosova po ashtu edhe Suedia më shumë kanë ftuar në radhët e tyre futbollistë të Superligës së tyre.

Është një test i mirë për futbollistët e Kosovës, sidomos ata që luajnë në Superligën tonë, që të dëshmojnë veten në Doha ndaj suedezëve. Përzgjedhësi i Kosovës do të shoh formën e secilit futbollist në sfidën me Suedinë, që është e mirëseardhur.

Analisti i futbollit Genc Sermaxhaj tha se është një ndeshje e mirë qoftë për kombëtaren tonë qoftë për suedezët. “Një ndeshje jo e rëndësishme për asnjërën, por e ngjashme në idenë e grumbullimin e lojtareve.  Edhe Kosova edhe Suedia kanë në radhët e veta lojtarë të rinj të cilët mes vete nuk kanë luajtur dhe nuk janë aspak të komponuar.  Ndeshja mund të jetë interesante, por jo edhe aq cilësore. Kosova në radhët e saj ka ftuar lojtarë të rinj pa asnjë ndeshje por ideja mund të jetë interesante se si mund të jetë komponimi me të tjerët.

A do të jenë indiferent apo jo, do ta shohim gjatë përformancës në lojë.

Edhe nëse fiton Kosova nuk duhet të marrim me eufori, ndeshje që edhe Suedia bën paraqitje me lojtarë të njëjtë që pak kanë komponim.

Kosova ka grup më teknik në radhët e veta ndërsa Suedia më shumë forcë e lojë detyrash.  Do të jetë interesant të shohim lojtarët e Kosovës që janë pjesë e Superligës. Shpresoj në paraqitjen e mirë të tyre.  Do të jetë test i mirë i të dyja përfaqësueseve. Fitorja hiq e rëndësishme, por testi për lojtarët shumë i rëndësishëm”, thotë Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat