Policia vret ish-futbollistin

Futboll

Policia vret ish-futbollistin

Më: 10 janar 2020 Në ora: 17:31
Policia vret ish-futbollistin

Policia në Filipine e ka vrarë Diego Bello Lafuente, një ish-futbollist i Deportivo La Corunas, gjatë një aksioni në ishullin Siargao, raportojnë mediat e huaja.

32-vjeçari njihej si tregtar droge dhe në një deklaratë të policisë thuhet se ai ishte i pari që qëlloi policinë.

“Ky ishte një operacion vetëmbrojtës”, thuhet në raportin e policisë ku zbulohet se në kohën e sulmit, spanjolli kishte një armë të kalibrit 45.

Zbulohet se në momentin e vrasjes, ai kishte 10 gram kokainë me vete.Ndryshe, Diego Bello Lafuente vite më parë konsiderohej si futbollist shumë i talentuar, por ai vendosi që ta ndjekë një rrugë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat