Portieri i njohur mitrovicas Arben Beqiri, po lufton tumorin shpresojm të kthehet shumë më i fortë se që ka qenë

Futboll

Portieri i njohur mitrovicas Arben Beqiri, po lufton tumorin shpresojm të kthehet shumë më i fortë se që ka qenë

Nga: F.B Më: 11 janar 2020 Në ora: 00:29
Arben Beqiri

Ka disa kohë që njëri prej portierëve më të kompletuar të Superligës Arben Beqiri është duke bërë betejë me një sëmundje, të cilën me ndihmën e Zotit por edhe guximin dhe karakterin që ka padyshim se do ta tejkalojë dhe do i kthehet portës edhe futbollit akoma më i fuqishëm se që ka qenë deri tani.

Ai njihet si njëri ndër portierët më të mirë në Kosovë, ku ka fituar kupa e tituj kampioni me disa skuadra të vendit dhe kudo që është paraqitur ka mbrojtur me dinjitet ngjyrat e klubit dhe ka qenë protagonist në këta tituj.

Aktualisht ka disa kohë që Arben Beqiri gardian i KF Trepça po kalon nëpër një periudhë të vështirë, por të përballueshme, nisur nga natyra luftarake që ka, ai është diagonistikuar me tumor në lukth dhe ka nisur terapi përkatëse dhe kimioterapinë.

Ata që e njohin Arbenin e dinë fare mirë se ai është fjalë pak, modest por me karakter edhe shumë i disiplinuar, andaj bazuar në këto premisa besojmë se ai do ia dal të mposhtë këtë sfidë dhe do dal faqebardhë.

“Ka disa kohë që më është thënë se kam tumor në lukth, kam nisur me rekomandimin e mjekëve terapi përkatëse dhe së bashku me ndihmën e Zotit e mbështetjen e familjes, besoj plotësisht që do t’ia dal të tejkaloj këtë sfidë, ka thënë Arbeni që përherë ka qenë e vazhdon të jetë modest.

Ka dy muaj që ai është njoftuar me gjendjen shëndetësore dhe po aq kohë që është duke ndjekur terapi për tejkalimin e kësaj sëmundje, që e tejkalojnë vetëm ata që njihen me guxim edhe karakter çfarë është edhe Arbeni.

Bazuar në fillimet e para të terapisë, por edhe në konstatimin e mjekëve nën përkujdesjen e të cilëve është Arbeni, gjendja aktuale jep shumë shpresa që ai do mund sëmundjen edhe do të i kthehet fushës së blertë.

“Nëse çdo gjë shkon sipas rekomandimeve të mjekëve dhe terapisë, përkatësish nëse çdo gjë shkon mbarë, atëherë në mars do të rikthehem në fushë”, theksoi i bindur edhe me optimizëm Beni.

Beni siç e thërrasin miqtë edhe shokët ka mbështetjen e pa rezervë të familjes, shokëve edhe të gjithë komuniteti sportiv në qytetin buzë Ibrit në drejtim të përballimit dhe mundjes së kësaj sfide!

Ai njihet si sportisti që ka qenë më meritori në shumë ndeshje vendimtare të KF Trepça ’89, të KF Besa, KF Llapi edhe kudo ku ka luajtur, veçanërisht në pritjen e penalltive.

Nisur nga të gjitha veçoritë që ka “Beni” si njeri, ne i duartrokasim dhe mbështesin në betejën me tumorin dhe shpresojmë që sa më parë ta shohin përsëri duke qenë “gardian” dhe i pamposhtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat