Gjen zëvendësuesin e Valverde, Barça paralajmërohet nga Katari

Futboll

Gjen zëvendësuesin e Valverde, Barça paralajmërohet nga Katari

Më: 11 janar 2020 Në ora: 08:32
Ernesto Valverde

Është Xavi objekt i dëshirave të Barcelonës për pankinën blaugrana. Klubi katalanas, pas disfatës në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, ndaj Atletico Madrid në shifrat 2-3, po mendon të shkarkojë teknikun aktual, Ernesto Valverde, duke besuar të ardhmen tek ish-mesfushori, aktualisht trajner i Al Sadd.

Me të njohur me këtë qëllim të Barcelonës, drejtori ekzekutiv i klubit nga Katar, Turki Al-Ali, në orët e fundit ka paralajmëruar drejtuesit blaugrana, nëpërmjet një deklarate dhënë për median spanjolle “AS”.

“Është normale që herët a vonë Xavi të shkojë te Barcelona, për faktin se është shtëpia e tij, por sot ai është trajneri ynë dhe skuadra është e përqendruar te ndeshja e nesërme me Al-Rayyan. E dimë që një klub presigjoz si Barcelona nuk do të anashkalojë kanalet zyrtare përkatëse për të nisur negociatat”, deklaroi drejtuesi i klubit Al Saad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat