Batuta epike e Marotta: Interi e fiton titullin, po e humbi Juve…

Futboll

Batuta epike e Marotta: Interi e fiton titullin, po e humbi Juve…

Më: 11 janar 2020 Në ora: 10:20
Agnelli, Marotta

Interi konfirmohet ndër klubet më aktivë në merkaton dimërore. Nga Eriksen te Giroud, përmes Arturo Vidal, menaxhmenti zikaltër është në kërkim të elementëve seriozë për forcimin e mesfushës dhe sulmit. Beppe Marotta ka folur mbi situatën me mesfushorin e Barcelonës, Vidal. Ai doli hapur për këtë futbollist: 

“Blerja e Vidal varet nga shumë faktorë. Nuk dua të fshihem, Vidal është një lojtar i rëndësishëm për ne. Pozita e trajnerit të Barcelonës është në rrezik dhe, nëse ai duhet të shkarkohet, nuk e di se çfarë mund të ndodhë".

Në garën për titull, Marotta e sheh Juventusin ende favorit kryesor: “Ka shumë rëndësi për të rivalizuar deri në fund, edhe nëse Juventusi ka aftësi dhe vlera për ta mbyllur kampionatin para nesh. Interi e fiton titullin, nëse Juventusi e humb atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat