Mustafi ofrohet për shitje te gjiganti italian

Futboll

Mustafi ofrohet për shitje te gjiganti italian

Më: 11 janar 2020 Në ora: 11:10
Shkodran Mustafi

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, mbrojtësi i Arsenalit është ofruar nga klubi londinez te Interi.

Arsenal po dëshiron ta largoj futbollistin shqiptar nga skuadra, andaj ata e kanë ofruar për shitje te Interit.

Kjo po besohet që ka ardhur si pasojë e formës së dobët të futbollistit, i cili ka marrë vazhdimisht kritika nga tifozët.

Mirëpo klubi italian nuk e ka ndërmend që ta transferojë atë por kjo mund të ndodhë vetëm nëse Diego Godin largohet nga skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat