Afrimi i dytë i Milanit, zbulohen detajet e marrëveshjes!

Futboll

Afrimi i dytë i Milanit, zbulohen detajet e marrëveshjes!

Më: 11 janar 2020 Në ora: 11:31
Simon Kjaer

Milan ka arritur marrëveshjen edhe për afrimin e dytë të merkatos pas Zlatan Ibrahimovic.

Ditën e sotme do të zbarkojë në Milanello Simon Kjaer. Mbrojtësi me eksperiencë vjen pas aventurës jo pozitive tek Atalanta.

Kjaer do të huazohet në “San Siro” deri në fund të sezonit, me Milanin që do të ketë të drejtën e blerjes për 2.5 milionë euro. Ditën e sotme, danezi do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratën me kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat