Reagon Kajtazi

Futboll

Reagon Kajtazi

Më: 11 janar 2020 Në ora: 12:15
Reagon Kajtazi

Kryetari i klubit të futbollit Vushtrria, Bajrush Kajtazi, reagon në lidhje me zhvillimet e fundit.

“Të nderuar qytetarë, përkrahës dhe simpatizantë të Klubit të Futbollit Vushtrria!
Duke qenë të vetëdijshëm dhe në monitorim të gjendjes së klubit tonë, po ju drejtohem me këtë deklaratë publike, për ta qartësuar gjendjen dhe për t`iu informuar me planet për funksionimin dhe zhvillimin e klubit në të ardhmen.

Qysh në takimin e parë, me asamblenë e klubit, jemi dakorduar për ambiciet dhe planin afatgjatë për zhvillimin e klubit. I kam njoftuar po ashtu se, si udhëheqësi, do të orientohemi tek të rinjtë dhe funksionimi i akademisë.

Investimet e deritashme në klub, i kanë tejkaluar buxhetet dhe parashikimet e planifikuara, mirëpo pa rezultate të kënaqshme. Në fakt, ky gjysmë sezonë, doli të jetë krejtësisht i pasuksesshëm për klubin dhe u renditëm të fundit të tabelës. Gjë e cila nuk duhet të ndodhë më.

Klubi i Futbollit Vushtrria, aktualisht, është në ri-organizim, si nga ana sportive ashtu edhe nga ajo menaxheriale.
Për të ndërtuar diçka stabile dhe afatgjatë, na duhet të ndryshojmë gjithçka, rrënjësisht. Po kalojmë nëpër një fazë rikonstruktive e cila po kërkon mund, investime shtesë dhe gjithsesi, përkrahjen dhe mirëkuptimin tuaj.

Ekipi do të formohet nga të rinjtë Vushtrrias dhe talentët e rajonit. Investimet do të orientohen në formimin e akademisë së futbollit të Vushtrrisë, dhe nga aty, Vushtrria do të krijojë bazë të fortë dhe të rikthejë namin e saj në futboll, të kryesoj majat dhe t`i dhurojë botës talente futbolli, si gjithmonë”, shkruan Bajrush Kajtazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat