Zidane para finales së 9-të, zbulon sekretin e vet si trajner

Futboll

Zidane para finales së 9-të, zbulon sekretin e vet si trajner

Më: 11 janar 2020 Në ora: 12:42
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane foli në prag të finales së Superkupës së Spanjës, që do ta luajë nesër kundër Atletico Madridit në Jeddah të Arabisë Saudite: “Nuk do ta ndryshoj mesazhin. Ne kemi ardhur këtu për të qenë në finale dhe ia kemi arritur”. Francezi është përpara finales së tij të nëntë si trajner: “Kjo nuk ndryshon asgjë. Jam i gëzuar që do të drejtoj një finale tjetër. Real Madridi jeton për këto ndeshje dhe këtu jemi. Nuk ka më tepër presion se në finalet e tjera. Kemi ardhur këtu për të fituar”.

Disa fjalë edhe për rivalitetin me Atlético Madrid: “Çdo ndeshje është një histori tjetër. Ne kemi fituar ndaj Atlético Madridit dhe kemi humbur. Nuk do të jetë njësoj si në të kaluarën. Kundërshtari ka një ekip shumë të fortë, gjithmonë e dëshmon këtë”. Një vlerësim i trajnerit të të bardhëve për Joao Felix: “Nuk kam asnjë dyshim për cilësitë e tij. Është një nga më të mirët e të tashmes dhe së ardhmes. Nuk e di nëse i meriton tri vendet e para (podiumin), por është një lojtar i shkëlqyer”.

Zidane i referohet vetëm punës, si çelësi për të ndryshuar për mirë në futboll: “Nuk ka formula sekrete. Nëse humbasim dy ndeshje, e njëjta gjë do të ndodhë përsëri. Unë besoj në këtë model, por duhet ta provojmë. Ne po punojmë shumë dhe mirë, por duhet ta dëshmojmë në secilën ndeshje. Kanë kaluar tetë muaj, që kur u ktheva, dhe jam munduar të ndryshojmë për mirë vetëm përmes punës. Ka edhe momente jopozitive në karrierën e lojtarëve. Unë besoj vetëm te puna dhe durimi”.

Trajneri i Real Madridit me konkretisht për Superkupën: “Ne e kemi pranuar ndryshimin dhe kemi fatin të jemi në gjendje të luajmë në këtë garë. Është një tofe, që duam ta fitojmë. Për mua është fat që të jem në Spanjë, të jetoj në një vend ku njerëzit e shijojnë jetën dhe futbollin”.

Një vlerësim edhe për veten, si trajner: “Deri tani dukem trajner i mire, po mësoj e përparoj dita-ditës. Kjo është jeta. Ne mësojmë nga situatat, nga njerëzit, nga gjithçka që na rrethon. Unë i dëgjoj të gjithë dhe kjo më bën një njeri e trajner më të mirë. Jam i lumtur me atë që bëj, bindem për atë që bëj në fushë”.

Zidane thotë se u befasua nga humbja e Barcelonës në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës: “Si Valverde iu ndodh të gjithë trajnerëve. Mund të luash shumë mirë e të mos fitosh. Kjo gjë nuk do të ndryshojë në futboll. Në gjysmëfinalen tjetër mendova se do të fitonte Barcelona, por Atlético Madrid reagoi shumë mirë. Deri në minutën e fundit, gjithçka mund të ndodhë në futboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat