Inter kërkon të bindë me çdo kusht Barçën, ja oferta e re për të preferuarin e Contes!

Futboll

Inter kërkon të bindë me çdo kusht Barçën, ja oferta e re për të preferuarin e Contes!

Më: 11 janar 2020 Në ora: 13:33
Antonio Conte

Inter nuk heq dorë nga Arturo Vidal! Sipas raportimeve të fundit nga “Mundo Deportivo”, zikaltrit kanë prezantuar një tjetër ofertë për të bindur Barcelonën.

Drejtuesit nga “San Siro” kërkojnë të afrojnë Vidal në formulën e huazimit me të drejtë blerje.

Për huazimin deri në fund të sezonit, Inter kërkon të paguajë 2 milionë euro dhe nëse dëshiron që ta mbajë në ekip sezonin e ardhshëm kilenin do të paguajë edhe 15 milionë euro të tjera.

Ky është propozimi i Marottës, i cili kërkon t’i plotësojë me patjetër dëshirën kryesore të merkatos trajnerit Antonio Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat