Tashmë e konfirmuar – Barcelona sot bëhet më trajner të ri

Futboll

Tashmë e konfirmuar – Barcelona sot bëhet më trajner të ri

Më: 11 janar 2020 Në ora: 13:53
Ernesto Valverde

Humbja nga Altetico Madridi në Superkupën e Spanjës duket se ka qenë pika nga e cila nuk kishte kthim prapa për trajnerin e Barcelonës Ernesto Valverde.

Insporti transmeton nga një shkrim në Marca, sipas të cilit Barcelona sot pritet të bëjë ofertën dhe të merret vesh me trajnerin e ri të ekipit – legjendën e këtij klubi Xavin.

Njeriu i cili nga 40 vjet jetë, rreth 25 vjet i ka kaluar si lojtar i Barcelonës, që nga ekipi i pionierëve, deri tek ai i seniorëve, pasi përfundoi së luajturi në Barcelonë, u angazhua si futbollist edhe 4 vjet në Katar, kurse këtë sezon ka filluar të punojë si trajner.

Sipas këtij shkrimi të Marcas, edhe në nëse Xavi sot e refuzon ofertën e Barcelonës klubi ka planin B dhe C, gjegjësisht ofertat e gatshme për Ronald Koemanin dhe Roberto Martinezin, aktualisht selektorët e Holandës, gjegjësisht Belgjikës, transmeton Insporti.

Barcelona është kampion aktual i Spanjës dhe mban vendin e parë në tabelë këtë sezon, në pikë të njëjta me Real Madridin, pas 19 xhirove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat