Xhaka standard, Arsenali barazon

Futboll

Xhaka standard, Arsenali barazon

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2020 Në ora: 15:24
Xhaka standard, Arsenali barazon

Arsenali nuk nxori më shumë se një barazim (1:1) në duel me Crystal Palace, në përballjen që u zhvillua në stadiumin “Selhurst Park” në Londër.  

Në minutën e 12-të, Aubameyang  del në pozitë ballore dhe nga rreth 10-11 metra me goditje përtokë shënon në këndin e majtë të portës së vendasve.

Në minutën e 54-të, futbollisti Ayew nga rreth 13 metra shënon gol të bukur dhe barazon shifrat 1:1.

Në minutën e 67-të, Aubameyang  ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër dhe Arsenali mbetet me një lojtar me pak përplot 23 minuta. Granit Xhaka luajti standard por nuk arritën më shumë se një pikë si mysafir.

Pas 22 jave në Premier League Crystal Palace është në vend të nëntë me 29 pikë, ka një më shumë se Arsenali një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat