Kjo është e ardhmja e Rashicës

Futboll

Kjo është e ardhmja e Rashicës

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:36
Kjo është e ardhmja e Rashicës

Milot Rashica është duke shkëlqyer në kampionatin gjerman, ndësa së fundi ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga Werder Bremen. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet në Bundesligën gjermane do të jetë pjesë e Werderit të paktën deri në fund të sezonit.

24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2022 dhe ofertat për lojtarin nuk kanë munguar. Paraqitjet fantastike në Gjermani kanë bërë që Rashica të ketë kërkesa nga kampionate të ndryshme në Evropë. Vetë futbollisti ka folur në një intervistë për “German Press Agency”, duke zbuluar të ardhmen e tij.

“Nuk mendoj se do të largohem tani nga Werder Bremen. Jam mirë këtu dhe kemi objektiva për të arritur me klubin”, u shpreh shkurtimisht Rashica për të ardhmen e tij.

Këtë sezon, sulmuesi është aktivizuar në 15 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës duke shënuar 9 gola dhe 3 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat