Ersin Fetahi, emër i ri te Korabi

Futboll

Ersin Fetahi, emër i ri te Korabi

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:55
Ersin Fetahi, emër i ri te Korabi

Skuadra e Korabit nga Dibra ka angazhuar një futbollist të ri në radhët e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin tetovar, Ersin Fetahi, i cili vjen nga Flamurtari i Prishtinës.

Korabi dhe Fetahi janë marrë vesh për një kontratë gjashtëmujore.
24-vjecari do të jetë përforcim i qëlluar për Korabin në sezonin pranveror në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll-grupi i Perëndimit.

Fetahi më herët ka qenë pjesë e Shkëndijës dhe Renovës.

Dibranët para ca ditësh angazhuan edhe mbrojtësin Ismail Abdullahu, kurse vazhduan bashkëpunimin me Edin Mersovskin./reshat ibrahimi/.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat