Lazio e mposht Napolin, vë në presion Interin dhe Juventusin

Futboll

Lazio e mposht Napolin, vë në presion Interin dhe Juventusin

Më: 11 janar 2020 Në ora: 20:20
Foto

Lazio e ka fituar derbin ndaj Napolit me rezultat minimal 1:0 në ‘Olimpico’.

Skuadra e Simone Inzaghi ka treguar edhe një herë se mund të jetë befasia e këtij kampionati, duke luftuar për titull deri në fund të sezonit, pse jo edhe ta fitojnë atë.

Me një gol të Ciro Immobile në minutën e 82’, Lazio ka mposhtur 1:0 Napolin.

Ky gol i sulmuesit italian erdhi falë gabimit të portierit Davide Opsina.

Trajneri Inzaghi vendosi që në minutën e 81’ të ndeshjes ta aktivizoi mesfushorin e Kosovës, Valon Berisha, i cili duket se solli fat te Lazio, që pas një minute gjeti golin e fitores.

Me këtë fitore, Lazio renditet në vendin e tretë në Serie A me 42 pikë, tre më pak se Inter dhe Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat