A ka kush e ndal Liverpoolin?

Futboll

A ka kush e ndal Liverpoolin?

Më: 11 janar 2020 Në ora: 20:46
Foto

Liverpool ka bërë një hap të madh drejt titullit të parë në Premierligë pas 30 vitesh.

‘The Reds’ në kuadër të xhiros së 22-të të Premierligës, kanë mposhtur në udhëtim Tottenhamin e Jose Mourinhos, me rezultat minimal, 0-1.

Jurgen Klopp dëshmoi edhe një herë se ka përgatitur skuadër për titull, me Liverpoolin që ishte në nivelin më të mirë të lojës kundër Tottenham.

Golin e fitores për Liverpool në këtë ndeshje e shënoi Roberto Firmino, në minutën e 37’, pas një asistimi të pranuar nga Mohamed Salah.

Me këtë fitore, Liverpool numëron 61 pikë, duke lënë pas Leicester Cityin me 45, dhe Manchester Cityin, me 44 pikë.

Xhiron e ardhshme, Liverpool pret në shtëpi Manchester Unitedin.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat