Klopp: Luajtëm futboll të jashtëzakonshëm, merituam fitoren ndaj Tottenhamit

Futboll

Klopp: Luajtëm futboll të jashtëzakonshëm, merituam fitoren ndaj Tottenhamit

Më: 11 janar 2020 Në ora: 22:13
Jurgen Klopp dhe Firmino

Jurgen Klopp ka thënë pas ndeshjes që Liverpooli e meritoi fitoren 1-0 ndaj Tottenham Hotspur 1-0 në një përplasje intensive në derbin e javës në Ligën Premier.

Reds kanë marrë një fitore të madhe në udhëtim te Spurs dhe sipas trajnerin Kopp, kjo fitore ishte e merituar pasi ekipi i tij luajti mirë dhe luftoi deri në fund për tre pikë

“Duhej të luanim për fitore dhe në fund na duhej të luftonim për të, vërtet ishte e vështirë. Mund ta kishim mbyllur këtë ndeshje më herët, shanset ishin të qarta”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Mendoj se kemi luajtur një futboll të jashtëzakonshëm për ta sjellë Firminon në shans, por atëherë nuk gjetëm lojtarin e lirë ose mbrojtësit bllokonin topin e fundit”.

“Ne mund të kishim bërë më mirë në këto momente, por atëherë ishte vetëm 1-0 dhe kjo është normale. Kundër një ekipi si Tottenham nuk duhej kjo, pasi dhe në fund na duhej fat në një situatë dhe te Alli në dy tre situata të tjera”.

“Deri në minutat 72-73 mendoj se kishim posedim 77-80 për qind, kështu që është një sfidë e madhe të vish këtu dhe të keni aq shumë posedim duke ditur për cilësinë e kundërsulmimit të këtyre lojtarëve në fushë”.

“Ndeshja ishte intensive, vërtet, por mendoj se i merituam të tre pikët”.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë që luajtëm deri më tani, por ishte një ndeshje shumë e mirë dhe siç thashë, kemi luajtur me të vërtetë një futboll të mirë në shumë pjesë të lojës. Gjithçka ishte mirë”, përfundoi trajneri i Reds. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat