Ylli i Premier League: Dëmtimi? Morfina nuk funksionoi dhe...

Futboll

Ylli i Premier League: Dëmtimi? Morfina nuk funksionoi dhe...

Më: 12 janar 2020 Në ora: 08:33
Lendimi i Hugo Lloris

Hugo Lloris është gati të kthehet në fushë. Portieri i Tottenham është dëmtuar tetorin e kaluar në bërryl dhe pas disa muajsh duket se do të kthehet të stërvitet.

Francezi ka folur për gjendjen e tij dhe për objektivat e Spurs në një intervistë të dhënë për L'Equipe.

"Mourinho? Ka një mision të qartë, që është të fitojë një trofe me  Tottenham", ka thënë Lloris. "Kam besuar gjithmonë se pjesa thelbësore janë lojtarët. Ndikimi që mund të ketë dikush ka shumë rëndësi, sepse janë futbollistët që zbresin në fushë".

Në lidhje me dëmtimin: "Nuk kisha ndier kurrë një dhimbje të tillë në karrierën time. Besoj se morfina që më dhanë nuk ka funskionuar, sepse jam ndier më më mirë vetëm pasi mbërrita në spital".

"Gjithsesi, ideja është që të kthehem në fundin e janarit. Fatmirësisht, dëmtimi ka qenë më pak serioz nga sa mendohej. Mund të kishte shkuar më keq".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat